Zjarre në Mallakastër, aktive prej disa ditësh! Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja me helikopterë

Zjarre në Mallakastër, aktive prej disa ditësh! Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja me helikopterë

Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd-Drenie-Vlosh të bashkisë Mallakastër. Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po me operohet me 5 mjete zjarrfikëse të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë. Ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit. Ndërkohë situata e zjarrit në Lofkënd u monitorua në terren pasditen e djeshme edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare te mbrojtjes civile Haki Çako. Top Channel