Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarre dhe viktima nga i nxehti, shumë vende europiane marrin masa për t’i bërë ballë temperaturave të larta
Europa po vijon përballjen me një nga valët më të mëdha të të nxehtit në shumë vite. Temperaturat ekstreme kanë prekur kryesisht pjesën jugore të kontinentit ku ato kanë arritur deri në 47 gradë celcius në ditët e fundit. Spanja, Franca dhe Britania e madhe kanë shënuar rekord me muajin qershor më të nxehtë që nga matja e të dhënave meteorologjike më shumë se 100 vite më parë. Temperaturat maksimale kanë rritur ndjeshëm rrezikun për problem shëndetësore dhe mjedisore përgjatë gjithë kontinentit. Disa humbje jete janë shënuar deri tani për shkak të temperaturave dhe zjarreve. Dy viktima raportohen nga Italia...