Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen katër prej tyre, ja dyshimet e para
👁12184
Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë. Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel