Zjarr në zonën e Shënkollit në Lezhë/ Digjet një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen banesat

Zjarr në zonën e Shënkollit në Lezhë/ Digjet një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Shënkollit, në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë flakët janë favorizuar dhe janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së djegur. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Konkretisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet mjedisore janë të konsiderueshme. Megjithatë shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. 
Burimi: Syri.net