Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas të Fierit, tymi mbulon zonën pranë varrezave

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas të Fierit, tymi mbulon zonën pranë varrezave

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Daullas, pjesë e bashkisë Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe disa goma, çka ka shkaktuar një sasi të madhe tymi dhe shqetësim të madh për banorët e zonës. Alarmin e ka rritur fakti që pranë vendit të ngjarjes ndodhen varrezat e fshatit, ndaj banorët kanë reaguar të shqetësuar. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë zonën të mbuluar nga tymi i dendur që...
Burimi: Sot.com.al