Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën
Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalonin në këtë segment rrugor, pasi tymi mbuloi zonën. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy mjete zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta derisa arritën të vendosnin situatën nën kontroll. Flakët u shuan, por tymi vazhdoi të mbetej i pranishëm për një kohë të gjatë pas fikjes së zjarrit. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar...