Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarr në ullishte në Patos/ Flakët përhapen nga era, rrezikohen banesat dhe depozitat e naftës
Foto ilustruese FIER- Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz, në territorin e bashkisë Patos. Për shkak të kushteve të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjes dhe Albpetrolit, të cilët po punojnë me mjete të vogla zjarrfikëse. Terreni i vështirë, i pjerrët dhe i mbuluar me bimësi të dendur, e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve më të mëdha zjarrfikëse. Flakët kanë arritur të afrohen rrezikshëm pranë banesave të zonës, një kabine...