Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarr në Përmet, policia nis hetimet
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi më datë 15.07.2025, në fshatin Kutal, në vendin e quajtur “Braçovë”, është krijuar një vatër zjarri dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Punohet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.