Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen katër prej tyre, ja dyshimet e para

Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen katër prej tyre, ja dyshimet e para

Një zjarr ka rënë rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm në ish parkun e mjeteve në Lushnjë, duke djegur 4 autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Raportohet se pas rënies së flakëve janë njoftuar shoferët e autobusëve të tjerë, që kanë hequr mjetet për të mos u djegur nga zjarri. Policia shkoi në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike. Nga dyshimet e para besohet se është i qëllimshëm.
Burimi: Gijotina.com