Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në një pallat në Gjirokastër
Sot, në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër është njoftuar nga një qytetar për një zjarr në lagjen 18 shtatori, në katin përdhe të një pallati 4-katësh, konkretisht në kabinën elektrike të objektit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është nisur grupi i ndërhyrjes me 3 efektivë. Sipas burimeve, zjarri u neutralizua në kohë pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz. Situata tashmë është nën kontroll dhe është siguruar plotësisht zona përreth.