Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.