EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

Dy shtetas shqiptarë, Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç, janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u zbuluan në një fabrikë kanabisi në qendër të qytetit të Swansea-s. Gjatë një operacioni policor në një ndërtesë në zonën Strand, autoritetet zbuluan mbi 900 bimë kanabisi, që ishte gati për korrje. Sipas njoftimit të policisë, dy burrat u arrestuan më 8 maj, gjatë një kontrolli të ushtruar me urdhër-arresti në një ndërtesë në Strand. Gjatë bastisjes, efektivët zbuluan një aktivitet të konsiderueshëm të kultivimit të kanabisit, ku u sekuestruan më shumë se 900 bimë, së bashku me pajisjet e përdorura për këtë aktivitet. Çela dhe Horeshka u deklaruan fajtorë për veprën penale të prodhimit të drogës së Klasit B...