Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

Këshilli i Ministrave ka përgatitur një projektvendim të ri që vendos standarde të qarta dhe të unifikuara për menaxhimin e burimeve ujore, me një fokus të veçantë te parandalimi i përmbytjeve dhe minimizimi i pasojave të tyre. Ky akt nënligjor vjen në zbatim të ligjit “Për burimet ujore” të vitit 2024 dhe siguron përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me Direktivën e Bashkimit Evropian “Për vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve nga përmbytjet” (2007/60/KE), si dhe pjesë të Programit Kombëtar për Integrimin Evropian 2025-2027. Sipas relacionit shpjegues, ky projektvendim “nuk ka efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit”, pasi i gjithë procesi do të mbulohet nga stafi ekzistues i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) në bashkëpunim me institucionet e tjera, duke shfuqizuar njëherësh disa...