Burimi:
Syri.net

Zjarr në një banesë në Kolonjë, lëndohet i moshuari
👁12055
Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjeçar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup. Raportohet jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.