Zjarr në malin e Skërficës, flakët rrezikojnë Zonën e e Mbrojtur pyjore të Piksit

Zjarr në malin e Skërficës, flakët rrezikojnë Zonën e e Mbrojtur pyjore të Piksit

Në territorin e Bashkisë Delvinë është raportuar një vatër zjarri në malin e Skërficës. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër ka njoftuar menjëherë shërbimin përkatës të Delvinës për ndërhyrje në terren. Sipas informacionit të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe, në varësi të drejtimit dhe intensitetit të erës, ekziston rreziku që të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt Zonën e Mbrojtur të Piksit. Shërbimi i MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë sot për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, i cili e bën të pamundur ndërhyrjen efektive me mjete tokësore. Për këtë...