Zjarr në Kropisht të Vlorës, flakët shtrihen në 1.5 kilometra, kërkohet ndërhyrje nga ajri
foto nga zjarri VLORË- Është përfshirë nga flakët fshatin Kropisht në bashkinë Selenicë të qarkut Vlorë, duke krijuar një situatë të vështirë për ekipet që po operojnë në terren. Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë përhapur në një front prej rreth 1.5 kilometrash, ndërsa terreni i vështirë po e bën më të ndërlikuar ndërhyrjen nga toka. Në operacion janë angazhuar zjarrfikësit e Selenicës, të mbështetur edhe nga forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat janë thirrur në ndihmë për shkak të përmasave të zjarrit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe kushteve në terren, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri, me synimin për të izoluar vatrën dhe për të shmangur avancimin e zjarrit në zona të tjera. Autoritetet vijojnë operacionin për vënien nën kontroll...
Burimi:
zeri.ai