Zjarr në Krastë të Elbasanit, dy shtëpi rrezikohen nga flakët (VIDEO)

Zjarr në Krastë të Elbasanit, dy shtëpi rrezikohen nga flakët (VIDEO)

ELBASAN- Në zonën e Kodrës së Krastës në Elbasan është rregjistruar një vatër zjarri këtë të diel, ku flakët iu afruan dy banesave dhe detyruan një ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse. Në operacion u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë, të cilët përqendruan punën në krijimin e një perimetri sigurie për të penguar avancimin e zjarrit drejt zonës së banuar. Pas ndërhyrjes së forcave në terren, vatra u vu nën kontroll, duke shmangur dëmtimin e banesave të rrezikuara. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për shkaqet që çuan në aktivizimin e zjarrit./ZËRI