Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Një vatër e re zjarri ka përfshirë hapësirat masive kodrinore në fshatin Gosë të Kavajës, duke prekur ullishtet e zonës. Zjarri po përparon edhe në afërsi të banesave, i ndihmuar nga era dhe terreni i vështirë. Sipas banorëve të zonës, zjarri ka djegur mbi 1000 rrënjë ulliri dhe po u afrohet shtëpive. Flakët janë lokalizuar nga banorët e fshatit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre me mjete rrethanore. Ndërsa zjarrfikëset, për shkak të terrenit kodrinor, e kanë të vështirë të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll flakët.