Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Është i qëllimshëm, synon dëmtimin e turizmit
👁7683
Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, që është përhapur mbi zonat përreth, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës. Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të erës së fortë. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili e cilëson të qëllimshme këtë ngjarje të përsëritur, që ka si synim dëmtimin e imazhit të qytetit gjatë sezonit veror turistik. Kryebashkiaku kërkon hetimin dhe ndëshkimin...