Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarr në fshatin Skuraj të Kurbinit/ Përfshihet masivi pyjor, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një masiv pyjor në fshatin Skuraj, në zonën malore të Kurbinit. Zjarri ka nisur rreth një orë më parë dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta që favorizojnë flakët. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po përpiqen të izolojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në ndihmë janë angazhuar edhe repartet zjarrfikëse nga Lezha dhe Mirdita. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të flakëve, pritet të ndërhyhet edhe nga ajri për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, në vendngjarje pritet të...