Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në fshatin Sevaster të Vlorës, flakët djegin bimë e pemë, ndërhyrja nga zjarrfikëset e vështire për shkak të terrenit malor
Vatra e zjarrit është evidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa flakët kanë avancuar ndjeshëm duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre. Situata në zone është duke u monitoruar nga zjarrfikësja e Selenicës ndërsa nëse situata agravon do të kërkohet ndërhyrje nga ajri. Temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve. Vatra e zjarrit ndodhet në lartësi pranë malit të Sevasterit ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për hapje kullotash duke krijuar tashmë një situatë problematike në zonë. Pranë...