Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për ndalimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri
Tre vatra aktive zjarri vijojnë të përbëjnë rrezik në zonën e Drenovës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, është duke djegur aktualisht një masiv pyjor me pisha. Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Pavarësisht përpjekjeve intensive, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e efektivëve. Gjatë orëve të paradites, flakët kanë përfshirë edhe...