Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset
👁10856
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në zonën e Darzezës në Fier, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe rrezikun për mjedisin përreth. Sipas burimeve, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Era dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre. Deri më tani nuk raportohet për rrezik banesat, por autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për çdo zhvillim të mundshëm. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.