Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 të lënduar, pezullohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 të lënduar, pezullohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Një zjarr i madh është përhapur me shpejtësi  në periferi të qytetit të dytë më të madh të Francës, Marsejë. Si pasojë janë lënduar  110 persona, përfshirë 9 zjarrfikës dhe 22 policë, ndërsa janë djegur rreth 700 hektarë tokë. Deri më tani, 400 persona janë evakuuar, ndërsa shume shtëpi janë shkatërruar. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një automjet që u përfshi nga flakët në autostradë. Sakaq zjarri masiv ka sjelle ndërprerjen e shumë shërbimeve. Aeroporti i Marsejës anuloi të gjitha fluturimet, lëvizjet e trenave u pezulluan si dhe dy autostrada dhe  rrugë kryesore u mbyllën./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv