Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin
Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt Solanës. Siç shihet në pamjet e televizionit lokal Teuta, në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri. Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”. Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania “Agris” merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe...