Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarr i madh në një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë
👁13854
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë. Ngjarja është shënuar në një zonë industriale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve. Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa do të kryhen edhe vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara.