Zjarr i madh në Borsh

Zjarr i madh në Borsh

Një zjarr me përmasa realativisht të mëdha ka ndodhur ditën e sotme në Borsh, ku dyshohet se është vënë në mënyrë të qëllimshme në një zonë të hapur. Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të zjarrvënies 50-vjeçarin Madrit Kosta, banor i zonës. Sipas burimeve, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht, Kosta ndodhet në Komisariatin e Policisë në Himarë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë edhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e gjendjes së tij shëndetësore.
Burimi: Argjiroja.net