Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr i fuqishëm shkrumbon ullishte në Balëz/ Banorët dhe zjarrfikësit në përpjekje për të ndaluar përhapjen
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë sot një sipërfaqe të madhe me ullinj në fshatin Balëz, pjesë e Njësisë Administrative Bradashesh në bashkinë Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:55 paradite dhe është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa alarmante. Flakët të cilat janë përshkruar si jashtëzakonisht të mëdha, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke të mbjellë me ullinj duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të tjera me bimësi dhe banesa të afërta. Terreni i pjerrët , temperaturat mjaft të larta dhe erërat që fryjnë në këtë periudhë të...