Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Gërdeci”. Në sallë ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai është shprehur se gjashtë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merren parasysh në proces. “Gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna vullnetarisht në SHBA në formën e “affidavit”-eve (deklarime nën betim që kanë vlerën e provës në sistemin e drejtësisë...
Burimi: Opinion.al