Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga protesta e studentëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime të dyfishta lidhur me trajtimin e protestuesve dhe përgjegjësinë penale për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Në një deklaratë gjatë protestës, Zhupa u shpreh se të rinjtë nuk po tërhiqen përballë paralajmërimeve të kryeministrit, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se po përdor kërcënimin me burg ndaj të miturve që protestojnë. Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu qëndrimin e Ramës lidhur me propozimet për ndryshimet ligjore që prekin dënimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. “Kush sakrifikon lirinë për pak siguri, i humbet të dyja dhe nuk e meriton asnjërën. Ky është thelbi i protestës së studentëve, të cilët nuk tërhiqen nga kërcënimet e Edi Ramës për sigurinë...
Burimi:
gijotina.com