Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit të skandalit të dopingut ku është përfshirë vëllai i tij, Odise Dhima. Megjithatë, dorëheqja e tij nuk është pranuar nga zëvendësministri i Sportit, Yiannis Vroutsis, sipas mediave greke. Vëllai i kampionit olimpik, 58-vjeçari Odise Dhima, u arrestua mëngjesin e 12 nëntorit në një zonë të Atikës, nën dyshimin se, në cilësinë e trajnerit të peshëngritjes, furnizonte sportistë me substanca dopingu që prej prillit të vitit 2024. Hetimet disa mujore, të zhvilluara në bashkëpunim me Organizatën Greke Kundër Dopingut dhe Organizatën Kombëtare të Barnave, zbuluan edhe një rast të administrimit të një substance të ndaluar ndaj një sportisti të mitur gjatë një gare. Analizat e sportistit...
Burimi:
gijotina.com