No Image Available

Arrestohet 17-vjeçari, lëvizte me pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë. I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën një armë zjarri të dyshuar pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Sipas policisë, ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur. Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilat ndërhynë për ndalimin e të miturit në rrugën e fshatit Allgjatë. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.