Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog/ Malaj: I vodhët kauzën studentëve
Debatet për protestën studentore dhe episodet e raportuara të dhunës u zhvendosën edhe në Komisionin e Kulturës, ku pati përplasje mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Zhupa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, duke deklaruar se kreu i qeverisë e ka humbur mundësinë për dialog me protestuesit. Sipas saj, nuk mund të ketë dialog për sa kohë ndaj protestuesve ushtrohet dhunë. Nga ana tjetër, zv.kryetari i komisionit, Erion Malaj, akuzoi Partinë Demokratike se po përpiqet të përvetësojë kauzën e studentëve, duke pretenduar se opozita ka afruar në protestë persona që nuk përfaqësojnë kërkesat e të rinjve. Ai shtoi se studentët nuk e duan opozitën pranë tyre. Në debat ndërhyri edhe deputeti socialist Arkend Balla, i...
Burimi:
ntv.al