Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare. Sipas Zhupës, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. “Ligji i Zonave të Mbrojtura me këto ndryshime që ka bërë mazhoranca në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuara është tashmë ligji i zonave të pambrojtura, i zonave normale për të ndërtuar, për të pasur investime strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. Është një...