Zhoze Murinjo “thumbon” gjyqtarët e kampionatit: Nesër do të kemi një arbitër që nuk ka nevojë për VAR

Zhoze Murinjo “thumbon” gjyqtarët e kampionatit: Nesër do të kemi një arbitër që nuk ka nevojë për VAR

Reali i Madridit ka pasur vazhdimisht ankesa për arbitrimin ndaj tyre këtë sezon. Madje, edhe ndeshja e fundit në kampionat u shoqërua me polemika. Por duket se mbrëmjen e nesërme kampi madrilen do të jetë i qetë. Murinjo ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Lajpcigut në Ligën e Kampionëve, ku ka thënë se në fushë do të jetë një arbitër që nuk ka nevojë për VAR-in. Një thumbim ky për gjyqtarët e La Ligës. “Nesër kemi një gjyqtar që nuk është për shaka. Ai është i nivelit më të lartë dhe jam shumë i lumtur që e kemi në një ndeshje kaq të rëndësishme. Është një gjyqtar që nuk ka nevojë për VAR-in për të drejtuar një ndeshje”, është shprehur Zhoze Murinjo./Sport...