Policia zbardh bilancin e protestës, në pranga edhe një 15-vjeçar, dy gjoba nga 500 mijë lek
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë, për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë. “Blutë” po ashtu bëjnë me dije se kanë vendosur 44 gjoba, dy prej të cilave në vlerën 500 000 lekë. NJOFTIMI I POLICISË Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit: -E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset,...
Burimi:
ntv.al