Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Edon Zhegrova ka folur për paraqitjen me Kosovën, objektivat me përfaqësuesen dhe të ardhmen e tij te Juventusi, duke theksuar se dëshiron të lërë gjurmë me klubin italian. Sulmuesi anësor u aktivizua vetëm për rreth 15 minuta në barazimin 0-0 të Kosovës ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Zhegrova e pranoi se vendimi për ta nisur ndeshjen nga stoli i takoi trajnerit, ndërsa shprehu dëshirën për të pasur më shumë minuta në sfidën e ardhshme. “Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të filloj dhe të luaj”, u shpreh Zhegrova. Kosova do të përballet në ndeshjen e radhës me Austrinë, e cila kryeson grupin. Përballë kësaj sfide, Zhegrova shfaq optimizëm. “Unë besoj në ekipin tim kombëtar. Kemi lojtarë cilësorë,...