Zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët

Zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët

Seanca në gjyqin për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës është shtyrë për në datën 21 maj, ora 9:00, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe të tjerë persona që dyshohet se janë përfshirë. Sipas burimeve mediatike i pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, i cili është një prej të pandehurve për rrëmbimin e Prengës. Ky i fundit nuk ka pranuar të japë deklarime në seancë. Sakaq, avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat që dy prokurorët e SPAK kanë dorëzuar në seancën e mëparshme, të cilët përfshijnë përgjime në platformën e enkriptuar të komunikimit SKY ECC.
Burimi: Kohajone.com