Zhduket pa gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai alarmon Policinë

Zhduket pa gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai alarmon Policinë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një 27-vjeçar është zhdukur pa gjurmë prej tre ditësh, duke alarmuar familjarët. Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga vëllai i tij, 24-vjeçari, K.Z. Ai deklaron se i vëllai është larguar prej datës 2 gusht nga hoteli në Dhërmi dhe nuk ka kontaktuar më me të. “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij.”- njofton policia./ZËRI