Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zhduket 20-vjeçari në Tiranë, vëllai kërkon ndihmën e policisë
👁2012
Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. Lajmi është bërë me dije nga vetë policia, pas kallëzimit të bërë nga i vëllai. Autoritetet po punojnë për gjetjen e të riut, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e largimit të tij. “Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.”- njofton policia.