Burimi:
Kohajone.com

Zhduket 13-vjeçari në Elbasan
👁3365
– Një 54-vjeçar nga lagjja “5 Maji” ka kallëzuar në polici se djali i tij, 13 vjeç, është larguar nga banesa më datë 13 prill dhe nuk është kthyer më. Sipas deklarimit të bërë nga shtetasi Jani Xhika, ngjarja është denoncuar ditën e djeshme në Komisariatin e Policisë Elbasan. Shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e të miturit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.