Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhduken dy të mitur në 24 orë, Policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit
Dy denoncime për zhdukjen e të miturve janë regjistruar nga policia në Durrës dhe në Kavajë, gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se në qytetin bregdetar është denoncuar largimi nga banesa i vajzës adoleshente, prej babait të saj. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia. Ndërkohë në Kavajë, gjyshja ka denoncuar zhdukjen e nipit të saj 11-vjeçar. “Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasja V. M., 70 vjeçe,...