Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

Forumi i Bledit në Slloveni këtë të martë zhvilloi punimet vetëm pak ditë pas “Jo”-së islandeze për rinisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjen gjithsesi arsye për të qëndruar optimiste. “Ndonëse shumica e votuesve ishte kundër rinisjes së negociatave me BE-në, 47% e islandezëve thanë “Po”. Në 2010, kur Islanda ishte vend kandidat, vetëm 19%, sipas Eurobarometrit, mbështesnin anëtarësimin. Ndaj numri po rritet. Ndoshta duhet të presim edhe disa vite”, tha ajo. Liderët e vendeve anëtare kanë detyrën të shpjegojnë zgjerimin për qytetarët e tyre. “Liderët tanë duhet gjithashtu ta shpjegojnë zgjerimin në vendet e tyre. Nëse ka frika, duhet të flasim për to. Mendohet se këta anëtarë të rinj do të na marrin paratë… Mali i Zi nuk...