“Zgjerimi i universit”, Rick Rubin mbi vetëdijen dhe krijimtarinë

“Zgjerimi i universit”, Rick Rubin mbi vetëdijen dhe krijimtarinë

“Bota është ajo që vepron, ndërsa ne jemi dëshmitarët. Kemi pak ose aspak kontroll mbi atë që ndodh.” – Rick Rubin Rick Rubin është një nga producentët më të njohur të muzikës, i cili luajti rol të rëndësishëm në përhapjen e hip-hopit në rrymën kryesore muzikore gjatë viteve ’80, përmes bashkëpunimeve me artistë si Run-DMC, The Beastie Boys dhe Public Enemy. Në vitin 2023, ai botoi librin The Creative Act: A Way of Being, ku ndërthur përvojën e tij krijuese me praktikat dhe parimet e traditave budiste dhe daoiste, të cilat i studion që nga adoleshenca. Në këtë tekst, Rubin shqyrton rolin e vetëdijes në procesin krijues dhe mënyrën se si mund ta kultivojmë aftësinë për t’u përqendruar më thellë në atë që ndodh rreth...