Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet/ Raporti i KShH dhe ISP: Shqetësime për heshtjen zgjedhore, presionin dhe numërimin
👁12943
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qëndresa Qytetare (QQ) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët me gjetjet dhe konkluzionet paraprake nga monitorimi i zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje, më 11 Maj 2025. Raporti paraprak vjen ndërkohë që procesi i numërimit të votave është duke u zhvilluar në qendrat e numërimit. Me një ekip prej 60 vëzhguesish, organizatat monitoruan procesin parazgjedhor, heshtjen zgjedhore, ditën e votimit në 163 Qendra Votimi në 17 bashki, si dhe nisjen e procesit të numërimit në 36 Vende Numërimi Votash (VNV). ISP monitoroi veçanërisht raportimet mediatike dhe aktet e subjekteve elektorale....