Zgjedhjet nuk lëvizën tregjet/ Shkëmbimet valutore, euro në vlera stabël

Zgjedhjet nuk lëvizën tregjet/ Shkëmbimet valutore, euro në vlera stabël

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë. Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98 lekë duke pësuar një luhatje të lehtë përgjatë këtyre ditëve. Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek sipas Bankës së Shqipërisë që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme. Aktorët e tregut nuk presin ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim edhe pse tashme nis fluksi i turistëve të huaj. Një...