Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në vendin tonë, duke i dhënë kështu  fund zyrtarisht procesit të shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare 2025. Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë, nuk do të kenë më mundësinë pas orës 19:00, përveç atyre që deri në ato momente ndodheshin në pritje në qendrat e votimit. Pritet që në orën 19:30, KQZ të japë një raportim të detajuar dhe të plotë të procesit të sotëm.
Burimi: Opinion.al