Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit në Izrael. Përmes një mesazhi në rrjetin social Truth Social, Trump u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të votojnë Netanyahun, duke vlerësuar udhëheqjen e tij dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në përballjen me Iranin. “Kur të shkoni në qendrat e votimit, mos harroni se Bibi ishte një kryeministër luftëtar i jashtëzakonshëm”, shkroi Trump, duke iu referuar Netanyahut me nofkën e tij të njohur. Presidenti amerikan e përfundoi mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë: “Votoni për Bibi Netanyahun si kryeministër. Ne duhet ta përfundojmë punën që filluam”. Trump vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Uashingtonit dhe Tel Avivit,...