Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin
Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani. Sondazhet në dalje të votimit tregojnë humbje të ndjeshme për CDU-në, ndërsa AfD forcon pozitat në lindje të vendit dhe e majta del në avantazh në Berlin. Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD rezulton forcë e parë me rreth 37% të votave, sipas exit poll-it të transmetuesit publik ARD. Social Demokratët e SPD-së ndjekin shumë pranë me 35.5%. CDU e kancelarit Merz përllogaritet me vetëm 5.5%, rezultat që do të ishte më i dobëti i saj në një zgjedhje rajonale që prej vitit 1949. Me pragun elektoral prej 5%, mbetet ende për t’u parë nëse CDU do të sigurojë mandate në parlamentin e landit. Rezultati i Mecklenburg-Vorpommern është veçanërisht domethënës për AfD-në,...
Burimi:
javanews.al