Zgjedhjet në Elbasan nuk përsëriten, Kolegji rrëzon Partinë Demokratike!

Zgjedhjet në Elbasan nuk përsëriten, Kolegji rrëzon Partinë Demokratike!

Nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Elbasan. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot, 24 korrik, ankimimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të procesit të 11 majit, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të këtij qarku. Vendimi u mor pas hapjes së kutive në dy bashki, Gramsh dhe Peqin, aty ku PD kishte depozituar pretendime për manipulim dhe parregullsi të rënda, duke folur madje për një “tren bullgar” me vota të fabrikuara. Megjithatë, pas verifikimeve, Kolegji nuk konstatoi shkelje që të çonin në rrëzimin e rezultatit. Ndërkohë, sot pritet të shqyrtohen në Kolegj edhe ankesat për qarkun e Durrësit dhe Fierit....